Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Guarin, i shkatërruar/ Rrëfim tronditës i ish-lojtarit të Interit: E bëj me qëllimin që t’i shërbejë...

Guarin, i shkatërruar/ Rrëfim tronditës i ish-lojtarit të Interit: E bëj me qëllimin që t’i shërbejë...

09:05, 16/09/2022

Mesazhi befasues i postuar nga Fredy Guarin në profilin e tij në Instagram po bën shumë bujë në Kolumbi, fjalë kuptimi dramatik i të cilave shtohet nga fotoja shoqëruese, një pamje shumë nga afër e 36-vjeçarit kolumbian në lot.

Pa skuadër që nga viti i kaluar, kur problemet e tij personale i dhanë fund karrierës së tij pasi u kthye në shtëpi te Millonarios në Bogota, ish-mesfushori i kombëtares e bëri të qartë se kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë, në të cilën errësira e jetës e futi ne labirint…

“Përshëndetje botë, sot dua të tregohem ashtu siç jam, me zemër të hapur. Nuk e bëj për të shkaktuar keqardhje apo për të shtuar ndjekësit e mi. E bëj me qëllimin që t’i shërbejë të paktën një personi”, ka shkruar Guarin. – “Për pak kohë jeta ime po ndryshon jashtëzakonisht. Këta lot që shihni në foto janë të një njeriu plot vese, gabime, mëkate e shumë gjëra të tjera”.

Image

Mesazhi vazhdoi me tonet mistike të një të penduari që pa një dritë t’i shponte qiellin: “O populli im, ne kemi kohë t’ia hapim derën babait tonë Zotit dhe ta lëmë të na udhëheqë shpirtin dhe zemrën tonë… Zoti më ka falur tashmë dhe unë e kam falur veten.

Nëse dikush nuk pajtohet me këtë postim e kuptoj. Mos pushoni së ëndërruari. Falja qoftë me dashuri dhe e udhëhequr nga Zoti  ynë. Zoti ju bekoftë sot dhe gjithmonë, shumë inkurajim dhe forcë. Kurrë nuk është shumë vonë.”

Image

Fjalë që lënë të kuptohet për një luftë të thellë të brendshme. Mesfushori, i cili luajti te Interi për katër vjet nga 2012 deri në 2016, më pas vazhdoi karrieren në Kinë te Shanghai Shenhua, por mbrapa nisi erresira… Një njeri të cilin ngjarjet e fundit të jetës e kanë bërë dukshëm të ndryshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco