E ardhmja e Griezmann në pikëpyetje, Barça refuzon milionat e Atletico Madrid

E ardhmja e Griezmann në pikëpyetje, Barça refuzon milionat e Atletico Madrid

22:26, 15/09/2022

Antoine Griezmann vazhdon të jetë një çështje në kampin e Atletico Madrid. Për të mos futur në fuqi detyrimin e blerjes, që është fiksuar për 40 milionë euro, “Colchoneros” po e aktivizojnë me pikatore sulmuesin dhe parashikohet një betejë ligjore me Barcelonën.

Në kontratë është një klauzolë ku shkruhet se huazimi do të kthehet në detyrim blerjeje nëse pas sezonit të parë lojtari do të luajë mbi 45 minuta në 50% të ndeshjeve.

Sipas mediave spanjolle gjatë javëve të kaluara madrilenët kanë tentuar që të mbyllin përfundimisht këtë çështje duke i ofruar Barcelonës 20 milionë euro për kartonin e Griezmann, por përgjigjja e klubit blaugrana ka qenë negative. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco