Publikohen formacionet zyrtare/ Ja si rreshtohen Milani dhe Dinamo e Zagrebit në ‘San Siro’

Publikohen formacionet zyrtare/ Ja si rreshtohen Milani dhe Dinamo e Zagrebit në ‘San Siro’

17:55, 14/09/2022

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Milan-Dinamo Zagreb, e vlefshme për Grupin E të Champions League.

Milani, që vjen pas barazimit në transfertë me Salsburgun, do të kërkojë sonte fitoren e parë në Ligën e Kampionëve kundër skuadrës që mposhti Chelsean javën e kaluar.

Trajneri i Milanit ka vendosur që në këtë ndeshje të startojë me formacionin 4-2-3-1, e ku nga minuta e parë ka nisur në sulm Olivier Giroud.

Ai do të jetë i asistuar pas tij me tre lojtarët ofensivë si Rafael Leao, Brahim Diaz dhe Saelemaekers. 

Në anën tjetër, kapiteni i skuadrës së Dinamo Zagrebit, Arijan Ademi, do t’i prijë edhe njëherë skuadrës së tij për një befasi të radhës në Ligën e Kampionëve, ashtu sikurse bëri javën e kaluar kundër Chelsea.

Në sulmin e kroatëve kanë startuar Orsic dhe Petkovic.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco