Mungon vetëm goli në Bayern-Barcelona, njihuni me statistikat e pjesës së parë

Mungon vetëm goli në Bayern-Barcelona, njihuni me statistikat e pjesës së parë

21:51, 13/09/2022

Në “Allianz Arena” po luhet supersfida e mbrëmjes e Champions League mes Bayern Munchen dhe Barcelonës.

Në pjesën e parë nuk pati gola, ndonëse rastet nuk munguan nga të dy ekipet.

Në minutën e 18-të, Robert Lewandowski humbet një rast të pastër për të kaluar në avantazh Barcelonën, duke mos arritur dot të ndëshkojë ish-ekipin e tij, Bayernin e Mynihut.  

Sërish sulmuesi polak me kokë për pak sa nuk realizoi, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga Manuel Neuer.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e pjesës së parë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco