Europa League/ Real Sociedad mposht Man United në Old Trafford, Lazio shkērrmoq Feyenoord

Europa League/ Real Sociedad mposht Man United në Old Trafford, Lazio shkērrmoq Feyenoord

23:21, 08/09/2022

Janë mbyllur edhe tetë ndeshjet e mbetura të Europa League, të vlefshme për fazën e grupeve.

Lazio triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Feeyenord. 

Bardhekaltërit morën avantazhin në minutën e 4’ me Luis Albeto. Felipe Anderson dyfishoi rezultatin në minutën e 15’, teksa Vecino shënoi golin e tretë në minutën e 28’. Teksa në pjesën e dytë rrugën drejt rrjetës për Lazion e gjeti sërish Vecino në minutën e 63’. Feyenoord u kundërpërgjigj në minutën e Gimenez nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’. Ndërsa në minutën e 88’ Gimenez realizoi dopietë.

Manchester United u mposht me rezultatin 0-1 nga Real Sociedad në Old Trafford.

Spanjollët gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 59’, me Mendez që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Rezultatet në Europa League:

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco