Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Reforma për 'Reformë në drejtësi'?

Arsenali vuan por fiton në Zurich, Roma mposhtet në Ludogorets

Arsenali vuan por fiton në Zurich, Roma mposhtet në Ludogorets

21:04, 08/09/2022

Java e parë e fazës së grupeve në Europa League filloi këtë të enjte, me tetë ndeshje të planifikuar në orën 18:45.

Në Razgrad u shënua surpriza e parë në Europa League. Ludogorest triumfoi ndaj skuadrës së Jose Murinhos, me rezultatin 2-1. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa bullgarët shënuan golin e parë në minutën e 72-të me anë të Cauly. Një gol i cili vendosi në lëvizje mekanizmat e italianëve, të cilët krijuan një volum të lartë loje dhe shfrytëzuan minutën e 86-të, kur Shomurodov solli ekuilibrin, por nuk ishte e thënë të mbyllej në barazim. Nonato shënoi në minutën e 88-të duke i dhënë goditjen përfundimtare Romës dhe duke i shkaktuar humbjen e parë.

Nag ana tjetër, Arsenal vuajti, por në fund arriti të korr suksesin e parë në tokën europiane. Në “Kybunpark Stadium” pjesa e parë nuk prodhoi fitues, me londinezët të cilët kaluan të parët në avantazh me Marquinhos pas 16-të minutash lojë, ndërsa vendasit gjetën barazimin me Kryeziun në minutën e 44-të me anë të një penalltie. Në fraksionin e dytë, Nketiah riktheu në avantazh anglezët në minutën e 62-të dhe skuadra e Artetës ia doli të mirë administronet ndeshjen deri në fund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco