Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Tuchel shkoi në stërvitje por nuk gjeti asnjë prej lojtarëve. Ja katër emrat e përfolur për pankinën e Chelsea-t

Tuchel shkoi në stërvitje por nuk gjeti asnjë prej lojtarëve. Ja katër emrat e përfolur për pankinën e Chelsea-t

18:01, 07/09/2022

Humbja ndaj Dinamos së Zagrebit 1-0, rezultoi fatale për trajnerin e Chelsea-t, Thomas Tuchel, i cili u shkarkua nga drejtimi i klubi londinez.

“The Sun” ka zbuluar prapaskenën për mënyrën sesi u dha ky vendim. Trajneri mbërriti në bazën stërvitore të Cobham në mëngjesin e sotëm për të vazhduar punën normale. Por atje nuk gjeti asnjë prej lojtarëve dhe më pas u thirr për të biseduar me autoritetet e klubit. Vetëm 10 minuta bisedë dhe aty do të njoftohej për shkarkimin. Tuchel ishte lutur për të pasur një shans të dytë, por Boehley mbylli gjithçka.

Image

Pasi ndan rrugët me teknikun gjerman, drejtuesit e Chelsea-t kanë detyrën e vështirë të gjetjes së një trajneri për të vazhduar nga puna.

Sipas “Telegraf” , klubi londinez është duke studiuar 4 profile. Në krye të listës është Graham Potter , trajneri i Brighton! Madje, skuadra e tij aktuale ka pranuar që blutë të hyjnë në diskutime me të. Emri i Zinedine Zidane është gjithashtu në listën e ngushtë të Chelsea! Francezi ka avantazhin e të qenit i lirë por përflitet se është ende në pritje për të marrë frenat e kombëtares franceze.

Një tjetër emër i njohur, është ai i Mauricio Pochettino , që gjithashtu kishte pasuar Tuchel në te PSG. Në fund është emri i Roger Schmidt. Trajneri gjerman e ka nisur në mënyrë mjaft të mirë sezonin me Benfikën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco