Përballja me Tyson Fury, Usyk gati të ndihmojë Joshuan: Anthony mos u dorëzo!

Përballja me Tyson Fury, Usyk gati të ndihmojë Joshuan: Anthony mos u dorëzo!

14:18, 07/09/2022

Tyson Fury dhe Anthony Joshua kanë rënë dakord për ndeshje në dhjetor të këtij viti.

Tyson Fury është gati të rikthehet në ring teksa edhe pse kërkonte një përballje me Oleksandr Usyk, duket se britaniku duhet të kënaqet me një përballje ndaj Anthony Joshua pasi ukrainasi është duke u përballur me një dëmtim që nuk e lejon të ndeshet para vitit 2023.

Mirëpo, Usyk nuk kërkon të qëndrojë i paimpenjuar dhe pasi e mposhti dy herë Anthony Joshua tashmë vetëofrohet ta ndihmojë atë në duelin ndaj The Gipsy King.

“Nëse Joshua ka nevojë për ndihmën time atëherë jam i gatshëm t’ia dhuroj. Do të shkoja pa asnjë problem në ekipin e tij dhe ta ndihmoja. Anthony nuk është 40-vjeç, por 33 ndaj duhet të vazhdojë përpara. Anthony mos ndalo! E kuptoj që ai kërkonte të fitonte në ndeshjen ndaj meje, por nuk duhet të dorëzohet dhe duhet të vazhdojë përpara”, tha Usyk, kampioni i peshave të rënda.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco