Emra të bujshëm për të zëvendësuar Tuchel, kush mund të ulet në bankinën e Chelseat?

Emra të bujshëm për të zëvendësuar Tuchel, kush mund të ulet në bankinën e Chelseat?

13:35, 07/09/2022

Shkarkimi i Thomas Tuchel nga posti i trajnerit të Chelseat ka marrë menjëherë një vëmendje të madhe nga mediat britanike.

Ndërkohë, Tod Bohli po punon menjëherë për të gjetur pasuesin e tij në këtë post. Me emrat e mëdhenj që nuk mungojnë.

Siç raporton “Sky Sports UK”, bordi drejtues po punon për të afruar Zinedine Zidane.

Ish-legjenda e Francës, i cili bëri mrekullinë me Realin e Madridit në vitet 2016-2018, është një trajner që të gjithë do të donin ta kishin.

Gjithsesi, kjo gjë pritet të jetë e vështirë, pasi Zizu prej kohësh ka deklaruar se kërkon të marrë në drejtim vetëm kombëtaren e Francës.

Emri tjetër që raportohet nga mediat britanike është ai i Mauricio Pochetinos.

Trajneri argjentinas zhgënjeu me PSG-në dhe për këtë arsye u shkarkua nga klubi francez.

Gjithsesi, ai ka bërë mirë në Premier Ligë, kur ka drejtuar Tottenhamin, që madje e ka çuar dhe njëherë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Favoriti për të zënë postin e lërë nga Thomas Tuchel, nuk është një emër i njohur në futbollin europian, por dikush që ka bërë mirë në Premier Ligë vitet e fundit.

Bëhet fjalë për Graham Poter, trajneri i Brightonit. Thuhet se “Blutë” kanë nisur kontaktet me Brightonin për të arritur një akord me Poter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco