Kukësi pezullon zëvendës trajnerin kroat

Kukësi pezullon zëvendës trajnerin kroat

16:43, 05/09/2022

Kukësi ka siguruar vetëm një pikë në tre javët e para të kampionatit dhe kjo gjë duket se ka vënë në lëvizje drejtuesit e klubit.

Verilindorët kanë pezulluar zëvendës trajnerin, Pero Pejiç.

Klubi duket se ka marrë këtë vendim pas disa kontestimeve me kroatin lidhur me çështjet e skuadrës dhe paraqitjet e saj në fushë, me kohën e pezullimit që mbetet e ende e paqartë.

Në këto kushte mbetet për tu parë nëse këto masa do të ndikojnë në ecurinë e skuadrës për ndryshimin e situatës që në ndeshjen e kësaj jave ku Kukësi do të përballet me Teutën në transfertë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco