FOTO/ Nis nesër faza e grupeve, shanset e skuadrave për të fituar Champions League

FOTO/ Nis nesër faza e grupeve, shanset e skuadrave për të fituar Champions League

15:46, 05/09/2022

Në Champions League do të jetë një fazë grupesh intensive pasi do të duhet të luhet midis muajve shtator dhe nëntor pasi Kupa e Botës do të luhet në nëntor dhe dhjetor.

Dy ndeshjet e para në grupe do të luhen për një javë, e treta dhe e katërta në dy javët e para të tetorit dhe dy të fundit në javën e fundit të tetorit dhe javën e parë të nëntorit.

Faqja e internetit “FiveThirtyEight”, ka bërë një analizë ku tregojnë shanset në përqindje që kanë ekipet për të fituar trofeun e Champions League.

Ajo që bie në sy është se Real Madrid, kampioni i sezonit të kaluar, ka një shans prej 6% për të ngritur trofeun.

Sipas studimit në fjalë, Bayern Munchen është ekipi që ka më shumë shanse për ta fituar me 20%, i dyti është Manchester City me 18% dhe në vendin e tretë PSG me 16%.

Barcelona, edhe pse ka bërë një merkato shumë të mirë, renditet në vendin e 6-të për ta fituar trofeun me 5% shanse.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco