Super oferta për Leao, mbulohet me 'flori' nga klubi i Premier League

Super oferta për Leao, mbulohet me 'flori' nga klubi i Premier League

08:26, 05/09/2022

Njeriu i derbit është sigurisht ai. Rafael Leao nuk kishte shënuar kurrë në derbin milanez që kur kishte veshur fanellën e kuqezinjve, por muzika ndryshoi.

Numri 17 i Milanit magjepsi San Siro-n dhe përplasi mbrojtjen e Interit. Dy gola vendimtarë dhe një asistim për Giroud, një lojë emocionuese për të thënë aspak për portugezin, i cili tashmë po konsiderohet gjithnjë e më shumë një potencial kampioni!

Mjedisi milanist është në ekstazë për Leaon dhe për aftësinë e tij për të ndarë ndeshjet. Problemi, megjithatë, tani, pas entuziazmit të krijuar mbrëmë, është tjetër. Kjo është e ardhmja profesionale e ish-Lille.

Siç raportojnë gazetat sportive, Rafael Leao rrezikon të bëhet enigmë në muajt e ardhshëm. Milani synon ta blindoje dhe ta mbajë për një kohë të gjatë, por vështirësitë janë të shumta.

Tashmë dje dolen thashethemet sipas të cilave Jorge Mendes, agjenti i Leaos kishte ngritur shumë kerkesat. Ai kërkon 7.5 milionë euro rrogë që klienti i tij të ulet në tryezën e bisedimeve.

Rinovimi është i domosdoshëm dhe Milani synon ta propozojë sa më shpejt të jetë e mundur. Por kerkesat qe vazhdojne te rriten nga Jorge Mendes rrezikojne të komplikojë gjithçka. Gjithashtu sepse një propozim ekonomik ‘top’ për Leaon duket se po vjen nga Londra.

Chelsea, një klub i interesuar për sulmuesin portugez prej disa kohësh, ka bërë një ofertë kontraktuale me vlerë rreth 10 milionë euro në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco