Turpërohet Roma, Udinese e mposht me poker dhe i shkakton humbjen e parë

Turpërohet Roma, Udinese e mposht me poker dhe i shkakton humbjen e parë

22:48, 04/09/2022

Udinese mposhti Romën me rezultatin e thellë 4-0 dhe i shkakton humbjen e parë në këtë edicion të Serie A .

Udinese zhvilloi një ndeshje pothuajse perfekte duke dalë me pikë të plota dhe moralin lartë nga kjo fitore.

Vetëm pesë minuta lojë i mjaftojë Udineses që të prishë ekuilibrat e takmit duke i çuar shifrat në 1-0. Roma shikon veten në disavantazh dhe hidhet në sulm për të barazuar sfidën. Megjithatë, edhe pse kanë disa raste të mira shënimi, nuk ia dalin dot të finalizojnë dhe me këto shifra mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Mourinho hedh në fushë një Romë më sulmuese, por që lejon shumë hapësira pas. Nga këto hapësira përfitojnë lojtarët e Udineses që dyfishojnë shifrat me Samardzic.

Roma vazhdon sërish në sulm, por është e njëjta histori. Hapësirat e lëna pas lejojnë lojtarët e Udineses që të bëjnë çfarë të duan në prapavijën e Romës. Në minutën e 75-të Udinese shënon edhe golin e sigurisë, këtë herë me Pereyra. Për të plotësuar pokerin mendon Lovric që realizon edhe golin e katërt duke vulosur shpërfytyrimin e Romës.

Me këtë humbje Roma qëndron në kuotën e 10 pikëve, në vendin e 5-të, ndërsa Udinese barazon në pikë Romën, por fal kësaj fitoreje shkon në vendin e 4-t. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco