Pogba konfirmon gjithçka, ylli francez pranon se ka kontaktuar një magjistar

Pogba konfirmon gjithçka, ylli francez pranon se ka kontaktuar një magjistar

21:09, 04/09/2022

Telenovela e Paul Pogbas vazhdon të marrë vrull. Pak ditë më parë, Mathias, vëllai i lojtarit të Juventusit, akuzoi Paulin se kishte punësuar një magjistar në përpjekje për të lënduar Kylian Mbappen me anë të magjisë.

 “France.info”, radio e njohur publike franceze, ka zbuluar detajet e dëshmisë së futbollistit të Juventusit para gjykatës, teksa ka dhënë versionin e tij të ngjarjeve në tentativën e shantazhit nga vëllai i ti, Matias.

Futbollisti kishte deklaruar para gjykatësve se ishte e vërtetë se kishte kontaktuar një magjistar afrikan, por kurrsesi për të mallkuar Mbappe, siç pretendon vëllai i tij. Ai kishte bërë të ditur se kishte kontaktuar me personin në fjalë për ta përdorur si ndërmjetës për të bërë bamirësi në një organizatë humanitare.

 

Ai ka hedhur poshtë akuzat se kishte kërkuar që të bëhej magji kundër Mbappe dhe se mund ta vërtetonte një gjë të tillë. Çështja vazhdon të jetë nën hetim nga autoritetet policore në Francë, pasi mendohet se vëllai i tij kishte kontaktuar edhe eksponentë të krimit për të organizuara shantazhin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco