Mane tregon edhe një herë madhështinë e tij, firmosi 1000 autografe për gati 105 minuta

Mane tregon edhe një herë madhështinë e tij, firmosi 1000 autografe për gati 105 minuta

15:17, 04/09/2022

Sulmuesi senegalez Sadio Mane po shijon klubin e tij të ri Bayern, teksa tregoi edhe një herë madhështinë e tij njerëzore dhe sportive.

Kështu, Mane ka nënshkruar sot autografe për tifozët në qendrën stërvitore të Bayernit për 105 minuta.

Senegalezi i kushtoi kohë çdo tifozi individual, u dha të gjithëve autografe, pozoi për foto dhe madje bëri shaka me ta.

Kjo sjellje e Manes u prit me entuziazmin e të gjithë të pranishmëve, por edhe atyre që vlerësuan senegalezin përmes rrjeteve sociale.

Image

Kujtojmë, Mane mbërriti te Bayern këtë verë nga Liverpooli për një shumë prej 32 milionë eurosh.

Ai ka luajtur shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet në të cilat  ka shënuar pesë gola.

 

Mane do të ketë mundësinë të vazhdojë të realizojë të mërkurën kur Bayern pret Interin në Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco