UEFA ndëshkon gjigantët e Italisë, gjoba të majme për Milanin, Juventusin dhe Interin

UEFA ndëshkon gjigantët e Italisë, gjoba të majme për Milanin, Juventusin dhe Interin

19:09, 02/09/2022

UEFA duket se nuk heq dorë nga ndëshkimet e klubeve lidhur me argumentin e shkeljes së rregullave të “Fair Play”-it financiar, ku klubet e radhës të cilat janë vendosur në shënjestër kanë qenë Juventusi, Milani, Interi dhe Roma.

Me argumentin e shkeljeve të rregullave kuqezinjtë janë ndëshkuar me një gjobë 2 milionë euro, 3.5 milionë euro do të jetë detyrimi që duhet të paguajë Juventusi ndërsa Interi dhe Roma janë ndëshkuar me 4 dhe 5 milionë euro gjobë respektivisht.

UEFA ka paralajmëruar së këto gjoba mund të përsëriten nëse klubet nuk marrin masa për rregullimin e situatave të tyre dhe rikthimin brenda normave të “Fair Play”-t financiar.

Përveç ekipeve italiane ka pasur dhe skuadra të tjera të ndëshkuara siç ka qenë rasti i PSG-së, Monakos, Beshiktashit, etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco