Gjoba të majme për Tuchel dhe Conte për sherrin në Chelsea-Tottenham

Gjoba të majme për Tuchel dhe Conte për sherrin në Chelsea-Tottenham

21:49, 19/08/2022

Derbi i Londrës në javën e kaluar nuk ka dhuruar spektakël vetëm me golat e shënuar në fushën e lojës.

Thomas Tuchel dhe Antonio Conte dhuruan një shfaqje të veçantë me përplasjet e tyre dhe me zënkën që shpërtheu në fund të ndeshjes pas një shtrëngimi duarsh jo edhe aq miqësor.

Komisionet disiplinore të Ligës Angleze kanë dhënë sot vendimet për ngjarjet e asaj ndeshje dhe të dy trajnerët e kanë pësuar rëndë, pasi do të marrin gjoba të majme.

Thomas Tuchel me sa duket vlerësohet si shkaktari i sherrit, pasi ai është ndëshkuar me një gjobë prej 35 mijë paundë, ndërsa i është dhënë një dënim me një ndeshje në tribunë, por momentin i pezulluar.

Kurse Antonio Conte do të paguajë një gjobë prej 15 mijë paundë për rolin e tij në këto ngjarje.

Të dy trajnerët kanë bërë të ditur se do të apelojnë vendimin, edhe pse ndeshjes kërkuan të dy falje për sjelljen e tyre.

Por është e qartë se asnjëri nuk dëshiron të paguajë gjobat e majme që u janë dhënë për këto zënka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco