Kukësi-Tirana do të jetë festë, klubi verilindor jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

Kukësi-Tirana do të jetë festë, klubi verilindor jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

19:45, 17/08/2022

Këtë fundjave ngre siparin Kategoria Superiore për sezonin 2022-2023 me sfidën Kukësi – Tirana, që do të luhet në “Kukës Arena”.

Klubi verilindor kërkon ta shndërrojë në festë me praninë e një numri të madh tifozësh vendës.

Kukësi ka njoftuar se topin e parë për këtë sfidë hapëse do ta shkelmojë Pëllumb Kërxhaliu, një ish-futbollist i skuadrës verilindore.

Ish-kapiteni i Kukësit në vitet ’70-’80  do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Superiores, teksa edhe FSHF ka planifikuar një ceremoni për fillimin e kampionatit.

Në këtë mënyrë, klubi i Kukësit fton të gjithë fëmijët e moshës 10-14 vjeç, që të jenë të pranishëm në stadium, duke nisur nga ora 14:00.

Fëmijët do të jenë pjesë e ceremonisë hapëse dhe nga Federata dhe do të ketë dhurata simbolike për ta.

U bëhet thirrje prindërve që ditën e premte të shoqërojnë fëmijët e tyre në stadium, për të festuar së bashku fillimin e kampionatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco