Mbrojtësi i Bayern Munchen transferohet te klubi anglez

Mbrojtësi i Bayern Munchen transferohet te klubi anglez

17:01, 21/07/2022

Crystal Palace dhe Bayern Munchen kanë një marrëveshje për mbrojtësin Chris Richards.

Klubi i Premier League do të paguajë 8.5 milionë paundë plus 2.5 milionë të tjera për ta transferuar në Angli futbollistin 22-vjeçar.

Ky i fundit ka regjistruar vetëm 10 paraqitje me bavarezët prej momentit kur erdhi nga Dallas, ndërsa tashmë me transferimin e Matthijs De Ligt hapësirat zvogëlohen gjithnjë e më shumë dhe në këtë formë, Richards preferon një eksperiencë të re edhe për t’u rritur më shumë profesionalisht.

Ndërkohë, një nga personat më të rëndësishëm në këtë operacion ka qenë trajneri i Crystal Palace, Patrick Viera, i cili e ka dëshiruar lojtarin dhe ka këmbëngulur për ta pasur në organikën e sezonit të ardhshëm.

Në fakt, tekniku francez është një admirues i madh i talenteve me perspektivë teksa në këtë merkato ka firmosur edhe me të rinj si Malcolm Ebiowei nga Derby apo Cheick Doucoure nga Lens.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco