Dëshiron të luajë deri në moshën 50-vjeçare, Dani Alves transferohet në Meksikë

Dëshiron të luajë deri në moshën 50-vjeçare, Dani Alves transferohet në Meksikë

13:02, 21/07/2022

Dani Alves do të transferohet në Meksikë. Mbrojtësi i djathtë deklaroi kohë më parë se dëshiron të luajë deri në moshën 50-vjeçare. 39-vjeçari është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Barcelonën.

Braziliani ka gjetur akordin me drejtuesit e Pumas Unam sipas raportimeve të meksikanes Record. Dani Alves pritet të përfitojë 1 milion dollarë në sezon nga kontrata me klubin latin.

Pumas Unam e kërkoi edhe nëntorin e kaluar lojtarin e famshëm, por ky i fundit preferoi rikthimin te Barcelona, duke refuzuar 2 milionë dollarë në sezon nga drejtuesit meksikanë.

Tani ka mbetur pa ekip dhe ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në futbollin meksikan. Dani Alves shpreson të marrë një ftesë nga Tite për Botërorin Katar 2022, teksa numëron 125 ndeshje dhe 8 gola me “Seleçao”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco