VIDEO/ Strakosha firmos me klubin e Premier League, mësohen detajet e kontratës

VIDEO/ Strakosha firmos me klubin e Premier League, mësohen detajet e kontratës

17:45, 14/07/2022

Pas gjashtë sezoneve të kaluara në Romë ku mbrojti portwn e Lazio-s, portieri shqiptar Thomas Strakosha do të njohë përvojën e tij të parë në Angli.

Pa asnjë kontratë, gardiani kuqezi ka nënshkruar me Brentford për katër sezonet e ardhshme.

Strakosha zhvilloi më shumë se 150 paraqitje me Lazion në Serie A, ndërsa numëron edhe 19 prezenca me Kombëtaren. Trajneri i ri i Brentford, Thomas Frank u shpreh i lumtur me këtë nënshkrim.

“Jam i lumtur që kemi arritur të nënshkruajmë me një portier të mirë. Ai ka qenë numri një te Lazio për një kohë të gjatë, gjë që është shumë mbresëlënëse. Ka luajtur në Serie A dhe garat evropiane dhe do ta sjellë atë përvojë me vete. I përshtatet modelit tonë të portierit dhe vjen në një mjedis të mirë me David Raya dhe Matthew Cox, që shtyjnë njëri-tjetrin çdo ditë drejt përmirësimit”, tha Frank.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco