Tre gjigantët anglezë janë në garë për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.
Forma e tij e mirë gjatë sezonit që lamë pas në Seria A ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim.
Sipas ‘90min’, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham janë në garë të ngushtë për brazilianin.
Interi dhe Juventusi gjithashtu kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por asnjëra palë nuk është e gatshme të përmbushë çmimin e tij prej 50 milionë eurosh.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: