Serbia nuk lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin, “Dardanët” ndërrojnë rrugën për të shkuar në Rumani

Serbia nuk lejon ekipet e Kosovës të kalojnë kufirin, “Dardanët” ndërrojnë rrugën për të shkuar në Rumani

17:41, 31/05/2022

Kombëtarja e Kosovës do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë për grupmoshën U20, që do të zhvillohet në Rumani.

Yllka Jashari dhe Melirona Avdullahu do të përfaqësojnë Kosovën në garën e femrave, kurse Erion Bajrami dhe Albi Macula tek meshkujt.

Ekipet e Kosovës u nisen drejt Rumanisë mbrëmë, por rruga e tyre nuk ka shkuar siç duhet.

Kontigjenti kosovar u detyrua të ndërrojë rrugën, pasi Serbia nuk lejoi ekipet dhe stafin teknik të kalonin kufirin.

Pas kësaj, “Dardanët” u detyruan të marrin rrugën nga Bullgaria për të arritur në Rumani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco