Milani kalon nga ‘Elliot’ te pronari i ri, mungon vetëm zyrtarizimi për nisjen e epokës së re

Milani kalon nga ‘Elliot’ te pronari i ri, mungon vetëm zyrtarizimi për nisjen e epokës së re

14:57, 31/05/2022

Gerry Cardinale, presidenti i “RedBird Capital Partners”, nënshkroi marrëveshjen e blerjes së shumicës së klubit të Milanit nga fondi “Elliott”.

Mungon vetëm zyrtarizimi, i cila pritet në orët në vijim, mes ditës së sotme dhe asaj të nesërme.

Shitja e Milanit u krye për një shifër rreth 1,3 miliardë euro për shumicën e aksioneve, ndërsa fondi i familjes Singer do të mbajë afërsisht 30% të aksioneve.

Një epokë e re për kuqezinjtë nga Milano, ku me pronarët e ri thuhet se mund të kenë investime dhe merkato në lartësinë e duhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco