U arrestua para finales së Conference League, lirohet Ballist Morina

U arrestua para finales së Conference League, lirohet Ballist Morina

13:52, 31/05/2022

Ballist Morina është lënë i lirë pasi gjykata e Durresit pranoi kërkesën që të gjykohet në gjendje të lirë.

Ai u arrestua pak ditë më parë në Morinë të Kukësit ditën e finales së Konferencë League mes Romës dhe Feyenoord, teksa po hynte në Shqipëri.

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco