Vllaznia-Laçi, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Shqipërisë

Vllaznia-Laçi, formacionet e mundshme të finales së Kupës së Shqipërisë

12:50, 31/05/2022

Finalja e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Laçit, është akti i fundit i sezonit në futbollin shqiptar, teksa në “Air Albania” do të përcaktohet jo vetëm fituesi i trofeut, por edhe skuadra që do të plotësojë katërshen europiane.

Të dy skuadrat drejtohen nga dy prej emrave më të njohur të trajningut në Shqipëri si Mirel Josa dhe Shpëtim Duro, të cilët kanë ditë që mendojnë për finalen e mbrëmjes së sotme dhe kanë ndarë mendjen edhe për formacionet që do të hedhin në fushë.

Kështu Josa do të konfirmojë në fushë të njëjtin formacion që përdori edhe në javën e fundit të kampionatit ndaj Kastriotit, pra një rreshtim 4-2-3-1, që sipas rastit shndërrohet edhe në 4-3-3 apo 4-3-1-2.

Në portë do të luajë i përhershmi Zogovic, teksa para tij do të rreshtohen kapiteni Gurishta në të djathtë, Hakaj në të majtë dhe Bulatovic e Adili në qendër.

Në mesfushë krahas titullarëve të përhershëm Krymi e Jonuzi, do të aktivizohet edhe Heric pak më i avancuar, ndërsa treshja sulmuese do të jetë e përbërë nga Latifi, Da Silva dhe Aralica.

Edhe trajneri Shpëtim Duro në kampin kurbinas, nuk ka dilema sa i përket formacionit, teksa skuadra do të rreshtohet me një 4-3-3 tipike të saj gjatë këtij sezoni.

Në portë do të aktivizohet titullari Dajsinani, që ka bërë një sezon si protagonist, ndërsa para tij nga e djathta në të majtë do të jenë Roganovic, Malota, Ignjatovic e Ziko.

Në mesfushë 3-shja Shehu, Ujka e Deliaj, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga goleadori i Superiores, Guindo, i mbështetur nga Mazrekaj e Velija nga krahët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco