Sonte luhet finalja e Champions League: Liverpool të shtatën apo Real Madridi të 14-tën?

Sonte luhet finalja e Champions League: Liverpool të shtatën apo Real Madridi të 14-tën?

10:09, 28/05/2022

Në Paris luhet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, e cila do të jetë edhe një lloj ripërsëritje e vitit 2018, kur Klubi Mbretëror fitoi 3-1.

Finalja e mbrëmjes së sotme fillimisht ishte menduar të luhej në Shën Petersburg të Rusisë, por për shkak të pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës, UEFA vendosi që ndeshja më e rëndësishme e futbollit evropian të klubeve të luhej në Paris.

Të dyja skuadrat janë në formë të shkëlqyer për ndeshjen finale. Nga njëra anë, Liverpool ka fituar Kupën e Ligës dhe FA Cup këtë sezon, ndërsa në Premier League ka bërë një betejë të madhe me Manchester Cityn deri në javën e fundit dhe e mbylli sezonin në vendin e dytë. Reali nga ana tjetër fitoi titullin në La Liga, duke e bërë trajnerin e tyre Carlo Ancelotti trajnerin e parë në histori që fiton tituj në të pesë ligat më të forta në Evropë.

Për sa i përket paraqitjeve në Champions League, rruga e Realit për në finale ishte shumë më e vështirë se ajo e Liverpool-it. Klubi Mbretëror fillimisht eliminoi PSG-në në fazën e 1/8-ave, më pas Chelsean në çerekfinale dhe Manchester Cityn në gjysmëfinale, ndërsa Liverpool ishte më i mirë se Interi, Benfica dhe Villarreal respektivisht.

Liverpool ka fituar gjashtë Champions League në historinë e klubit në nëntë finale dhe trofeun e fundit në këtë kompeticion e ka fituar në vitin 2019, kur mposhti Tottenhami me rezultatin 2-0. Nga ana tjetër, Reali është klubi më trofeshëm në historinë e Ligës së Kampionëve dhe deri më tani ka fituar 13 tituj kampionë në 16 finale.

“Nëse shikoni historinë e klubeve, se si Reali u rikthye dhe fitoi trofe, atëherë janë favoritët. Megjithatë, unë dua që ne të jemi në të njëjtin nivel në gjëra të tilla, të jemi ‘tonët’ në finale dhe nëse ne të luajmë futbollin më të mirë që mundemi, atëherë do të jetë shumë e vështirë për ta kundër nesh. Ky është shqetësimi im kryesor dhe në fund çelësi është të jemi të sigurt në vetvete. Nuk e di kush është favorit”, ka thënë Klopp.

Eksperti gjerman u ankua edhe për faktin se finalet do të luhen në bar të ri të vendosur dje në Paris.

Nga ana tjetër, Carlo Ancelotti do të tentojë sonte të fitojë titullin e katërt evropian në karrierën e tij si trajner, pasi ia doli me Milanin në 2003 dhe 2007 dhe me Real Madridin në 2014.

Pothuajse të gjithë lojtarët që do të luajnë nesër e dinë këtë. Të gjithë janë të gatshëm për të luajtur, nuk u intereson sa minuta, vetëm të jenëprezent. Për mua këto lojëra janë krejtësisht normale, ne e dimë se çfarë përfaqëson Real Madridi dhe çfarë kërkon historia nga ne, është e rëndësishme që ne jemi këtu dhe jemi gati të bëjmë histori pas një sezoni tjetër të mirë. Unë kam të njëjtin motivim si në vitin 2014 kur fituam titullin e Kampionatit Evropian, lojtarët e mi janë të qetë dhe plot besim. Kur të jetë kështu, atëherë jam i qetë dhe me siguri do të fillojë shqetësimi para ndeshjes. Megjithatë, jam optimist kur shoh fytyrat e futbollistëve, sidomos sepse e merituam këtë finale”, tha Ancelotti.

Gjyqtari francez Clement Turpin do të gjykojë finalen e sotme në Champions League, i ndihmuar nga bashkatdhetarët Nicolas Danos dhe Cyril Gringore, arbitri i katërt është Benoit Bastien, po ashtu nga Franca dhe në sallën e VAR do të jetë Jerome Brisard.

Formacionet e mundshme:

Liverpool - Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Keita; Salah, Mane dhe Luis Diaz.

Real Madrid - Courtois; Carvajal, Eder Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Valverde, Benzema dhe Vinicius Junior.

 

Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpoolit do të luhet të shtunën në orën 21:00.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco