Lajmi i fundit

Mark Rutte do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Futboll magjik, ‘gjeni’ në pankinë dhe klub model! Si Atalanta shkroi historinë

Futboll magjik, ‘gjeni’ në pankinë dhe klub model! Si Atalanta shkroi historinë

17:35, 23/05/2024

Jo thjesht e mundi, e dominoi, e shkatërroi! Bayer Leverkuseni i pamposhtur u shkri 3-0 përballë një Atalante gjigante, e aftë të realizojë një arritje të jashtëzakonshme.

Nuk kishte humbur kurrë gjatë gjithë sezonit skuadra gjermane. 51 ndeshje pa humbje, me 42 fitore dhe 9 barazime.

Një rrugëtim unik në historinë e futbollit europian, i ndalur në mënyrën më brutale nga Atalanta në këtë finale të Europa League. Që do të mbetet e paharrueshme. Jo vetëm për rezultatin, por edhe mënyrën se si erdhi.

Superioriteti i italianëve ishte total: taktikë, atletikë, teknikë, shpirt gare.

I fisnikëruar nga 3 perla të Ademola Lookman. Talent i pastër por që nigeriani e kishte shfaqur vetëm me raste deri më tani në karrierën e tij.

Këtë herë, në mbrëmjen më të rëndësishme e shpalosi të gjithë potencialin që zotëron.

Këtu është edhe firma e trajnerit që e hodhi në fushë bashkë me Scamaccan dhe De Ketelaere. Edhe pse mund të rrezikonte të prishte ekuilibrin e skuadrës. “Ta luajmë pa frikë”, ishte motoja e gjeniut Gian Piero Gasperinit.

HERA E PARË

Eventi është historik, është e para kupë Europiane që fiton Atalanta. Trofeu i saj i dytë pas Kupës së Italisë në 1963, plot 61 vjet më pas. Është një sukses i paharrueshëm, edhe sepse i dhuron Italisë për herë të parë Europa League.

Skuadrat italiane nuk e kishin fituar kurrë në 14 edicionet e mëparshme. Dhe që mundëson kualifikimin në Championsin e ardhshëm të plot 6 skuadrave nga Serie A (nëse Atalanta do ta mbyllë sezonin në vendin e pestë).

Është dhe trofeu i parë i fituar në karrierë nga Gasperini, tekniku që në 8 vitet e tij zikaltër ka vlerësuar një seri të pafund lojtarësh duke transformuar shumë të rinj në kampionë. 66-vjeçari ka aplikuar dhe shpërndarë një model futbolli për kolegët e tij. Brenda dhe jashtë Italisë.

Stadium i ri dhe bilance pozitive. Merita të padiskutueshme kanë edhe drejtuesit. Pak fjalë dhe shumë punë. Larg kamerave dhe gjithmonë besnikë ndaj një projekti që po frymëzon edhe klube të tjerë.

Dhe çfarë nuhatjeje për gjetjen e talenteve të reja. Për t’i shitur më vonë me shuma të majme që u japin frymëmarrje financave dhe së ardhmes së Atalantës.

DOMINIMI

Cila ishte gjëja më e bukur e finales së Dublinit? Ndoshta mënyra se si Atalanta luajti 30 minutat e para, por jo vetëm. Duke dominuar taktikisht një kundërshtar që deri në atë moment kishte magjepsur Gjermaninë dhe Europën.

Kuraja me të cilën guximtari Gasperini e luajti duke zgjedhur një formacion totalisht të zhbalancuar përpara me 3 sulmues. Dhe një dyshe mesfushe me vështrimin para si Ederson dhe Koopmeiners.

SEKRETET

Ndoshta performanca e Lookman, njeriu që vendosi sfidën me 3 gola njëri më i bukur se tjetri. Apo soliditeti me të cilin skuadra nga Bergamo i rezistoi tentativës për përmbysje të gjermanëve. Që kaq shumë herë këtë sezon kishin rikuperuar ndeshje që dukeshin të humbura.

Gjithçka është e bukur, gjithçka është e madhe në mbrëmjen e Atalantës. Me qershinë mbi tortë, madhështorin dhe fantastikun Berat Gjimshiti që ngre trofeun në qiellin irlandez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco