Lajmi i fundit

Babai 82 vjeçar në Lushnje, plagos vajzën dhe më pas vret veten

Dilema e fundit e sezonit, përcaktohet vendi dhe data ku do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

Dilema e fundit e sezonit, përcaktohet vendi dhe data ku do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë

10:47, 27/05/2022

Ndeshja mes Laçit dhe Vllaznisë mbyll sezonin futbollistik në Shqipëri. Dy skuadrat veriore do të përballen mes tyre në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Përballja është programuar të zhvillohet në datën 31 maj në “Air Albania”, duke nisur prej orës 19:00.

Image

Bardhezinjtë e Shpëtim Duros e mbyllën kampionatin si nënkampionë dhe do të tentojnë të fitojnë Kupën për herë të tretë në histori.

Përballë kuqeblutë e Vllaznisë, shtatë herë fitues të Kupës, dhe Mirel Josa, i cili deri më 5 prill drejtonte kurbinasit.

Skuadra shkodrane e mbylli kampionatin në vend të pestë dhe mënyra e vetme për t’u kualifikuar në Conference League është fitorja e finales.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco