VIDEO/ Kupa e Botës mbërrin në Tiranë, e shoqëron ish-mesfushori i njohur brazilian

VIDEO/ Kupa e Botës mbërrin në Tiranë, e shoqëron ish-mesfushori i njohur brazilian

09:29, 22/05/2022

Kupa e Botës mbërrin në Shqipëri. Trofeu më i rëndësishëm në futboll ka mbërritur ditën e sotme në vendin tonë, në kuadër të një turi në prag të Botërorit Katar 2022, që do të startojë në nëntor të këtij viti.

Kupa mbërriti rreth orës 8:00 paradite në Rinas, nën masa mjaft të rrepta sigurie dhe shoqërohej nga ish mesfushori brazilian Gilberto Silva, në cilësinë e ambasadorit të FIFA-s, teksa i pranishëm ishte dhe ish kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana.

Trofeu do të qëndrojë për disa orë në Tiranë, teksa do të largohet sërish nga vendi ynë brenda ditës së sotme.

Kjo ngjarje është në kuadër të një turi që FIFA e bën shpesh para Botërorit, teksa këtë herë në listën e vendeve ku do të kalojë trofeu, është përzgjedhur edhe Shqipëria, me Kupën e Botës që ulet për herë të parë në vendin tonë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco