VIDEO/ Regi Lushkja bëhet 'hero',  shqiptari realizon supergol dhe i dhuron Sheriffit Kupën e Moldavisë

VIDEO/ Regi Lushkja bëhet 'hero', shqiptari realizon supergol dhe i dhuron Sheriffit Kupën e Moldavisë

09:07, 22/05/2022

Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë falë një eurogoli të Regi Lushkjes. Kampionët në fuqi mposhtën 1-0 Sfintul Gheorghe falë golit të ish-kapitenit të Laçit në minutën 90+5’.

26-vjeçari e nisi si titullar duelin final dhe vendosi gjithçka me një të djathtë fantastike që u ndal në trekëndëshin e portës kundërshtare.

Festë e ligjshme për mesfushorin ofensiv, i cili fiton trofeun e dytë në pak kohë me rekordmenët e futbollit moldav pas titullit kampion.

Ky ishte goli i tretë i Lushkjes me ekipin ku u transferua në merkaton e janarit, teksa Sheriff Tiraspol fitoi Kupën e Moldavisë për herë të 11-të në histori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco