Premier League/ Fitore me ‘aromë’ Championsi për Tottenhamin, Chelsea mposhtet nga Evertoni

Premier League/ Fitore me ‘aromë’ Championsi për Tottenhamin, Chelsea mposhtet nga Evertoni

17:32, 01/05/2022

Tottenhami rikthehet te fitorja, ndërsa Evertoni i Lampard siguroi tre pikë jetike ndaj Chelseat.

Skuadra e Antonio Contes mposhti 3-1 Leicester City, ndeshje ku shkëlqeu Son Heung-Min.

Lojtari aziatik dhuroi asistin për Harry Kane, me kapitenin që me kokë kaloi vendasit në avantazh në mesin e pjesës së parë, ndërsa në fraksionin e dytë realizoi dy gola, me të dytin që ishte fantastik.

“Dhelprat” realizuan golin e nderit në minutat shtesë të takimit me anë të Kelechi Iheanacho, i cili shënoi një gol të bukur.

Suksesi i sotëm ka ngjitur “Gjelat” përkohësisht në vend të tretë me 61 pikë.

Djemtë e Contes numërojnë një më shumë se Arsenali që sfidon West Ham në transfertë.

Një gol i Richarlison i mjaftoi Evertonit për të fituar 1-0 ndaj Chelseat.

Braziliani përfitoi nga një pasiguri në mbrojtjen mike në minutën e 47-të, dhe dërgoi topin në rrjetë.

Skuadra nga Liverpuli rezistoi në minutat e mbetura edhe falë një super Pickford, dhe siguroi tre pikë fantastike për objektivin mbijetesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco