Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Southampton pëson humbjen e radhës, trajneri Hasenhuttl kritikon Brojën: Nuk është më i njëjti

Southampton pëson humbjen e radhës, trajneri Hasenhuttl kritikon Brojën: Nuk është më i njëjti

10:22, 01/05/2022

Southempton nuk po kalon momente të mira në Premier League. “Shenjtorët” regjistruan një tjetër humbje në kampionat dhe i dha fund ambicies për të qënë mes 10 më të mirave të Anglisë.

Sipas trajnerit Ralph Hasenhuttl, forma e disa futbollistëve ka ndikuar në këtë rënie dhe pas përfundimit të ndeshjes së humbur 2-1 ndaj Crystal Palace, ai veçoi pikërisht Armando Brojën si shembull.

“Mendoj se nuk kemi parë një ndeshje të mirë sot. Fitoi skuadra që kishte zëvendësues pak më të mirë’, tha fillimisht Hasenhuttl, i cili më pas kritikoi në mënyrë specifike Brojën të cilin e aktivizoi në minutën e 65 të takimit.

“Më duhet ta them se unë pres më shumë nga ata që luajnë si zëvendësues. Kjo është ajo ku ndjejmë mangësi në këtë moment. Broja nuk është më i njëjti lojtar që kemi parë javë apo muaj më parë. Dhe ky është ndryshimi në këtë moment. Është një situatë shumë, shumë e vështirë për t’u kapërdirë.

Por është një gjë e vërtetë që kur bëjmë një hap, ne dështojmë. Ka një arsye pse ndodh, ndoshta se nuk jemi të mirë mjaftueshëm. Dhe kjo është ajo që duhet të ndryshojmë në të ardhmen”, tha Hasenhuttl.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco