Derbi Milan-Inter mbyllet në barazim pa gola

Derbi Milan-Inter mbyllet në barazim pa gola

23:06, 01/03/2022

Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit është mbyllur në barazim pa gola. Një derbi që pati shumë emocione me gjithçka që do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit.

Përpara fillimit të sfidës u shfaq një video mesazh e Andri Shevçenkos, me ish futbollistin që bënte thirrje për ndihmë në luftën e Ukrainës. Pas solidarizimit që skuadrat bënë, nisi spektakli në fushën e lojës.

Milani ishte më kërkues dhe u shfaq e rrezikshme që në minutën e 11 me Teo Hernandezin që u gjet i vetëm përballë Handanoviçit, por goditja e tij shkoi ngjitur me shtyllën. Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe vazhdonin të shtynin përpara me Interin që ishte ende në gjumë dhe nuk krijonte raste të rrezikshme.

Në pjesën e dytë skuadrat bënë zëvendësimet e tyre me Interin që aktivizoi dhe Robin Gosens, i cili bëri debutimin e tij me fanellën zikaltër. U rikthye nga dëmtimi dhe sulmuesi Korrea.

Skuadrat u përpoqën të shënonin, por nuk pati gola. Tani gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit, për të kuptuar se cila skuadër do të jetë finalistja e parë e Kupës së Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco