Ja sa milionë euro fitoi Milani nga derbi me Interin

Ja sa milionë euro fitoi Milani nga derbi me Interin

22:36, 01/03/2022
Dueli i sotëm mes Milanit dhe Interit, i cilësuar si “derbi i paqes”, u luajt në një stadium të mbushur në 75% të kapacitetit. Mediat italiane raportojnë se kanë qenë 53.881 biletat e shitura për sfidën e vajtjes së Kupës së Italisë. Klubi kuqezi ka deklaruar se ka arkëtuar plot 3.358.090 euro nga kjo sfidë. Vlen të theksohet se para startit të supersfidës, të dyja skuadra u bënë bashkë dhe u solidarizuan për luftën që është duke u zhvilluar në Ukrainë. Stadiumi “San Siro” ishte i mbushur me ngjyrat verdheblu, simbol i shtetit ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco