Trajneri gjerman jep dorëheqjen, nuk pranon të drejtojë klubin rus

Trajneri gjerman jep dorëheqjen, nuk pranon të drejtojë klubin rus

21:45, 01/03/2022

Markus Gisdol ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Lokomotivës së Moskës.

Arsyeja e dorëheqjes lidhet me agresionin rus, ku prej gjashtë ditësh Rusia po tenton të pushtojë Ukrainën.

Trajneri gjerman tha se nuk mund të punojë në një vend si Rusia, e cila është përgjegjëse për luftën që është duke ndodhur në Ukrainë.

“Për mua, trajneri i futbollit është puna më e mirë në botë. Por, unë nuk mund të vazhdojë në një vend, lideri i të cilës është përgjegjës për një luftë në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, prandaj kam dhënë dorëheqjen nga posti im si trajner i Lokomotivës së Moskës me efekt të menjëhershëm”, tha fillimisht 52-vjeçari për “Sport Bild”.

“Nuk mund të qëndroj në terrenin stërvitor në Moskë, të stërvit lojtarët, të kërkoj profesionalizëm dhe pak kilometra më tutje jepen urdhra që sjellin vuajtje të mëdha për një popull të tërë. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për të”, ka deklaruar Gisdol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco