FOTO/ Vedat Muriqi në formacionin e muajit në Spanjë

FOTO/ Vedat Muriqi në formacionin e muajit në Spanjë

20:31, 01/03/2022

U largua nga Lazio si dështim, por Vedat Muriqi është duke rilindur në La Liga.

Shqiptari i Kosovës është përzgjedhur në formacionin më të mirë të muajit janar në elitën e futbollit spanjoll.

Sulmuesi i cili është pjesë e Majorkës, ka luajtur 4 ndeshje deri tani me skuadrën e re, ku ka realizuar 2 gola dhe një asist.

Faqja e specializuar e statistikave, “Whoscored” e ka vlerësuar me notën 7.54, Muriqin, duke e përzgjedhur në formacionin më të mirë në krah të 4 lojtarë të Real Madrid: Karvahal, Militao, Asensio dhe Vinicius.

Në formacionin më të mirë të muajit janar bëjnë pjesë gjithashtu edhe mbrojtësi i Sevijas, Akuna, si dhe mesfushori Fekir, të dy këta futbollistë janë duke kaluar një moment mjaft të mirë në karrierën e tyre.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco