UEFA dhuron 1 milion euro për fëmijët në Ukrainë

UEFA dhuron 1 milion euro për fëmijët në Ukrainë

19:39, 01/03/2022

UEFA dhe FIFA ishin me dorë të hekurt ndaj Rusisë, ku përjashtuan kombëtaren dhe klubet e këtij vendi nga çdo lloj kompeticioni.

Shkak u bë lufta që rusët nisën ndaj Ukrainës, ku dëmet kanë qenë të shumta deri më tani.

Gjithsesi UEFA nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka dhënë një shumë të majme për Ukrainën.

Në faqen zyrtare të saj, UEFA bën me dije se ka dhuruar 1 milionë euro për të ndihmuar fëmijët në Ukrainë, por dhe refugjatët në shtetet fqinjë.

Gjithashtu është akorduar një fond prej 100 mijë eurosh për fëmijët në Moldavi.

Fëmijët janë të pambrojtur në këto kohë luftërash dhe është detyra jonë që t’i ndihmojmë. Falë suportit të partnerëve tanë, ne do të bëjmë të mundur që të ndihmojmë sadopak fëmijët në Ukrainë dhe në vendet fqinje”, u shpreh presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco