‘Adidas’ pezullon bashkëpunimin me Federatën Ruse të Futbollit

‘Adidas’ pezullon bashkëpunimin me Federatën Ruse të Futbollit

19:15, 01/03/2022

Kompania gjigante “Adidas” ka njoftuar për pezullimin e bashkëpunimit me Federatën e Futbollit të Rusisë, pasi ky shtet prej disa ditësh është duke sulmuar Ukrainën, të cilën po tenton ta pushtojë përmes luftës.

Vendimi i kompanisë gjermane është bërë i ditur sot nga zëdhënësi Stefan Pursche.

Image

“Ne mund të konfirmojmë se Adidas po pezullon partneritetin e saj me Federatën Ruse të Futbollit me efekt të menjëhershëm”, tha Pursche për “Anadolu Agency”.

“Adidas” ka dizajnuar fanellat e ekipit kombëtar rus të futbollit për më shumë se një dekadë, pasi partneriteti i tyre filloi në shtator 2008.

Gjatë partneritetit të tyre, futbollistët rusë luajtën në Kampionatin Botëror të vitit 2014 dhe 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco