Publikohet lista/ Këto janë treshet më të mira sulmuese në dekadën e fundit, golat e shënuar

Publikohet lista/ Këto janë treshet më të mira sulmuese në dekadën e fundit, golat e shënuar

17:43, 01/03/2022

Në dekadën e fundit, disa klube të mëdha kanë krijuar një formacion të frikshëm, sidomos në repartin e sulmit.

Tifozët më shpesh krahasojnë ish-treshen e Realit, si Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo (BBC) ndaj atë të Barcelonës, Luis Suarez, Neymar dhe Lionel Messi (MSN).

Sidoqoftë, nëse shohim statistikat e bëra nga “ThePopFoot” në bazë të golave në dekadën e fundit dëshmojnë se Cristiano Ronaldo, Benzema dhe Higuain kanë qenë treshja më e rrezikshme me 121 gola në 38 paraqitje.

Kjo është lista e plotë e tresheve më të mira në sulm në bazë të golave.

1.C.Ronaldo, Benzema, Higuain (2011/12) – 121 gola në 38 ndeshje

2.C.Ronaldo, Benzema, Bale (2014/15) – 118 gola në 38 ndeshje

3.Messi, Suarez, Neymar (2016/17) – 116 gola në 38 ndeshje

4.Messi, Villa, Sanchez (2012/13) – 115 gola në 38 ndeshje

5.Messi, Pedro Sanchez (2011/12) – 114 gola në 38 ndeshje

6.Messi, Suarez, Neymar (2015/16) – 112 gola në 38 ndeshje

7.Lewandowski, Muller, Gnabry (2019-20) – 100 gola në 34 ndeshje

8.Lewandowski, Muller, Gnabry (2020/21) – 99 gola në 34 ndeshje

9.C.Ronaldo, Benzema, Bale (2015/16)- 110 gola në 38 ndeshje

10.Messi, Suarez, Neymar (2014/15) – 110 gola në 38 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco