Sportistët ukrainas braktisin arenat e tyre, regjistrohen për të luftuar kundër Rusisë

Sportistët ukrainas braktisin arenat e tyre, regjistrohen për të luftuar kundër Rusisë

16:51, 01/03/2022

Tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovsky dhe boksieri, Vasiliy Lomachenko, janë regjistruar për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit të tyre kundër pushtimit rus.

Stakhovsky thotë se shpreson se nuk do të duhet të përdorë armën e tij, por ai e di se si ta përdorë atë, shkruan CNN.

36-vjeçari u tërhoq nga tenisi pas Australian Open në janar dhe është kthyer në Kiev për të ndihmuar në mbrojtjen e kombit të tij.

Kampioni i peshave të rënda, Oleksandr Usyk, gjithashtu mendohet të jetë regjistruar.

Usyk, i cili mundi Anthony Joshua në shtator, është larguar nga baza e tij në Londër për t’u kthyer në Ukrainë.

Kryetari aktual i Kievit, Vitali Klitschko, është gjithashtu një ish-kampion i boksit në peshat e rënda.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco