Kampionati i femrave U-16 / Njihuni me rezultatet e javës së parë dhe skemën e turneut

Kampionati i femrave U-16 / Njihuni me rezultatet e javës së parë dhe skemën e turneut

17:03, 01/03/2022

Futbollit shqiptar i është shtuar një tjetër kampionat! Futbolli i femrave, si një ndër prioritetet kryesore të Federatës Shqiptare të Futbollit po merr prej kohësh vëmendjen e duhur, teksa së fundmi FSHF-ja ka vendosur të organizojë kampionatin kombëtar U-16 për femra.

Ky kampionat është i organizuar në dy grupe, A dhe B dhe ku secili grup është i përbërë nga gjashtë skuadra.

Gara do të zgjasë për 10 javë, me ndeshjet që do të zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe në fund, dy skuadrat e renditura më mirë në secilin grup do të kalojnë në fazën play-off, ku do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale dhe në fund finalja që do të përcaktojë edhe kampionen e parë për këtë edicion.

Në grupin A bëjnë pjesë gjashtë skuadra: Vllaznia, KF Murlani, KF Teuta, Kinostudio, Ak. Europiane e Futbollit dhe KF Burreli, ndërsa në grupin B: KF Skënderbeu, Lushnja, AAF Elbasani, Pogradeci, Apolonia dhe FC Vlora.

Teuta – Kinostudio ka qenë ndeshja që çeli këtë sezon të parë të këtij kampionati, me durrsaket që fituan me shifrat 3-1, duke marrë fitoren e parë në grupin A.

Me të njëjtën monedhë janë përgjigjur edhe Vllaznia e KF Murlani, që gjithashtu mposhtën skuadrat respektive, Burrelin e Ak. Europiane të Futbollit. Vllaznia e nisi me një fitore të thellë 9-0 ndaj Burrelit, teksa edhe Murlani triumfoi me shifrat 6-0 ndaj Ak. Europiane të Futbollit.

Kjo është renditja e grupit A pas javës së parë:

Vllaznia 3 pikë

KF Murlani 3 pikë

KF Teuta 3 pikë

Kinostudio 0 pikë

Ak.Europiane e Futbollit 0 pikë

KF Burreli 0 pikë

Nga ana tjetër, në grupin B Apolonia mori fitoren e parë në grup, teksa mposhti me poker skuadrën e Vlorës, ndërsa dy ndeshjet e tjera të grupit u shtynë për një moment tjetër për shkak të motit të keq.

Kjo është renditja e grupit B pas javës së parë:

Apolonia 3 pikë

AFF Elbasani* 0 pikë

KF Skënderbeu* 0 pikë

Lushnja* 0 pikë

Pogradeci* 0 pikë

FC Vlora 0 pikë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco