Në muajt e fundit të kontratës me Milanin, Xavi nis bisedimet me Franck Kessie

Në muajt e fundit të kontratës me Milanin, Xavi nis bisedimet me Franck Kessie

15:08, 01/03/2022

Franck Kessie është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me Milanin që i skadon në qershor të vitit 2022. Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për të nënshkruar një marrëveshje të re, por duket që një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Franck Kessie ka oferta të shumta. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk do të rinovojë me Milanin dhe në verë largohet si lojtar i lirë.

Ditët e fundit është raportuar në media se Barcelona i ofron 6.5 milionë euro në sezon, por ka klube angleze që i japin edhe më shumë.

Gjithsesi në Spanjë e shikojnë Barcelonën favorite. Gazetari Matteo Moretto ka deklaruar: “Xavi e ka telefonuar vetë Kessie.

Futbollisti dhe trajneri kanë biseduar së bashku dhe Kessie mund të marrë në konsideratë Barcelonën pasi i pëlqen Xavi, projekti i Barcelonës dhe qyteti”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco