Vitali Klitschko i dërgon mesazh Putinit: Ishim në BRSS, nuk duam të kthehemi në Perandorinë Ruse

Vitali Klitschko i dërgon mesazh Putinit: Ishim në BRSS, nuk duam të kthehemi në Perandorinë Ruse

14:08, 01/03/2022

Ish-kampion i botës në boks në peshat e rënda, Vitali Klitschko, i cili tashmë mban rolin e kryetarit të Bashkisë së Kievit dha një intervistë për CNN në të cilën tha qartë se çfarë lloj të ardhmeje dëshiron për Ukrainën.

Klitschko tha qartë se ukrainasit do të luftojnë për liri dhe se nuk janë të gatshëm të bëjnë kompromis për këtë çështje dhe i dërgoi një mesazh presidentit rus Vladimir Putin.

"Ne ishim në BRSS (Bashkimin Sovjetik) dhe nuk duam të kthehemi në Perandorinë Ruse. E shohim të ardhmen tonë si vendet evropiane moderne dhe demokratike. Ne jemi gati të vdesim për vendin dhe të ardhmen tonë, pasi dikush erdhi dhe dëshiron të na e vjedhë atë,” tha Klitschko.

 

 

Ndërkohë, The Times raportoi se Vladimir Putin ka përpiluar një listë të zezë për vrasjen e 23 personave, ku përfshihen edhe vëllezërit Klitschko. Vitali është kryetar i Bashkisë së Kievit që nga viti 2014, ndërsa Vladimiri, i cili u regjistrua në ushtrinë e vendit të tij, ka qëndruar pranë vëllait të tij dhe popullit ukrainas.

Dy ish-kampionët e botës në boks në peshat e rënda kanë marrë armët prej disa ditësh si dhe duke përdorur popullaritetin e tyre, kanë kërkuar ndihmë në mbarë botën, publikisht dhe privatisht.

Rusia thuhet se ka dërguar 400 mercenarë në Kiev për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe anëtarët e qeverisë së tij në mënyrë që të dobësojë armiqtë e Vladimir Putin dhe të bëjë një tranzicion në rast se ata marrin kryeqytetin ukrainas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco