Trajneri i Lokomotivës së Moskës jep dorëheqjen në shenjë proteste kundër Vladimir Putin

Trajneri i Lokomotivës së Moskës jep dorëheqjen në shenjë proteste kundër Vladimir Putin

13:35, 01/03/2022

Trajneri i Lokomotivë së Moskës, Markus Gisdol, ka lënë rolin e tij në klub si një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Gisdol u emërua trajneri i Lokomotivës tetorin e kaluar, por tani ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij me efekt të menjëhershëm mes dhunës dhe agresionit rus në Ukrainë.

Duke folur për Bild, Gisdol u shpreh: “Për mua, puna e trajnerit të futbollit është puna më e mirë në botë. Por, unë në nuk mund të punoj në një vend, ku udhëheqësi i saj është përgjegjës për luftë e agresion.

Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia dhe për këtë arsye kam dhënë dorëheqjen nga posti im si trajner i Lokomotivës së Moskës me efekt të menjëhershëm. Ky është vendimi im personal dhe jam absolutisht i bindur për të,” përfundoi Gisdol.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco