Sarri: Duhet të përmirësojmë paraqitjet tona, u ndëshkuam nga një gabim naiv

Sarri: Duhet të përmirësojmë paraqitjet tona, u ndëshkuam nga një gabim naiv

10:23, 28/02/2022

Laziou mposht nga Napoli me një gol të realizuar nga Fabian Ruiz në minutat shtesë. Trajneri Maurizio Sarri, pas ndeshjes me kryesuesit e ri të Serie A, në deklaratën e tij për DAZN vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij dhe shpreh keqardhjen që nuk shënuan që në pjesën e parë.

Ishte një paraqitje e mirë, ne e dominuam pjesën e parë dhe keqardhja jonë ishte vetëm pse mbaroi 0-0. U kthyem në rrugën e duhur, por më pas u ndëshkuam nga një gabim naiv në minutën e 93-të. Shkuam të markonim treshe në krah, duke i lejuar ata të kundërpërgjigjen dhe u vendosëm keq në mbrojtje. Te goli duhej bërë faull, pasi kishin mbetur vetëm 40 sekonda”.

Në nëntor Napoli e mundi Lazion me rezultatin 4-0, madje tre gola i shënoi në 45 minutat e para. Sarri bën bilancin dhe i shikon gjërat me pozitivitet: “Megjithatë, nëse mendoni se tre muaj më parë Napoli ishte i paprekshëm për ne, këtë herë ishim gati në një nivel dhe patëm më shumë mundësi shënimi se ata.

Objektivi ynë është të vazhdojmë të përmirësojmë paraqitjet tona, të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur dhe të mësojmë të lexojmë më mirë situatat, në mënyrë që të mund t’i kthejmë në situata të mundshme për të marrë rezultate. Është çështje detajesh, sepse ne luajtëm mirë kundër Napolit dhe nuk duhet të humbnim”, u shpreh Sarri.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco