FOTO/ Një pankartë nga gjyqtari rus, kamerat nuk treguan mesazhin që duhej të udhëtonte nëpër botë

FOTO/ Një pankartë nga gjyqtari rus, kamerat nuk treguan mesazhin që duhej të udhëtonte nëpër botë

09:49, 28/02/2022

Në prag të ndeshjes mes Napolit dhe Barcelonës në 1/16 e finales së Ligës Evropiane, është parë një situatë disi e pabesueshme dhe kamerat televizive nuk kanë shfaqur pankartën e vendosur nga gjyqtari dhe lojtarët, me mesazhin për të ndaluar luftën në Ukrainë.

Iniciativën e mori rusi, Sergey Karasev, që ndoshta është edhe arsyeja kryesore që kamerat televizive nuk u fokusuan tek lëvizja e shkëlqyer e lojtarëve të të dy klubeve para ndeshjes.

Pas daljes nga dhomat e zhveshjes, lojtarët e të dyja skuadrave kanë nxjerrë në fushë një pankartë të madhe ku shkruhej “Stop the War”, por këtë e shohim vetëm nga fotot që vijnë nga Napoli.

Lojtarët u përzien në fushë dhe bënë një foto të përbashkët dhe mes tyre nuk kishte asnjë treshe arbitrash nga Rusia.

Kujtojmë se Barcelona festoi me rezultatin 4:2 dhe kështu siguroi një vend në fazën e 16-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco