Spalleti: Ne u rrëzuam, u ngritëm dhe u hodhëm në sulm për të gjetur golin e fitores

Spalleti: Ne u rrëzuam, u ngritëm dhe u hodhëm në sulm për të gjetur golin e fitores

08:59, 28/02/2022

Luciano Spalletti nuk është përmbajtur pas fitores me Lazion. Trajneri i Napolit, në një intervistë për DAZN tha: “Ekipi luajti futboll të mirë në pjesën e dytë dhe është e vërtetë që goli i mrekullueshëm i Pedros vendosi Lazion në kushte të barabarta, por ne patëm shumë raste përpara. Mendoj se në përgjithësi skuadra e meritoi fitoren.

Dua t’i dëgjoj tani ata që thonë që ky ekip nuk ka karakter, është i butë, i plogësht. Kjo skuadër ka patjetër karakter. Njerëzit thanë që nuk mund të barazonim ndaj Cagliari, ndërkohë ata shkuan e mundën Torinon në shtëpinë e vet.

Ne u rrëzuam, u ngritëm para dhe u hodhëm në sulm për të gjetur golin e fitores. Nuk mendoj se është gabim të thuash se ishte një fitore e merituar. Ne kemi një ekip të mirë, por kjo ideja që nëse nuk fiton titullin ke dështuar është e padrejtë. Ka një rrugë të mesme. Skuadra po bën atë që duhet të bëjë.

Humbëm kundër Barcelonës pasi morëm një rezultat të mirë në Camp Nou. Ishte faji im në ndeshjen e dytë, pasi u kërkova të silleshin ashtu në fushë. Shoh një atmosferë të shëmtuar rreth këtij ekipi, njerëz që përpiqen të thonë që na mungon karakteri. Dua t’i shoh ta thonë këtë tani.

Ka edhe shumë ndeshje, por kjo skuadër ka potencial dhe e tregoi sonte. Kjo Lazio është tjetër nga ajo që kemi mundur në fillim, pasi luajnë mirë, bëjnë presing dhe sulmojnë. Ne u treguam të zgjuar.

Njerëzit thonë hiqe Fabianin, hiqe Fabianin. Unë e lë në fushë dhe ai shënon gol. Nuk e di ku duan të na shpien njerëzit, por ndoshta e bëjnë sepse kanë frikë të përballen me kundërshtarë të tillë që luajnë futboll të hapur. Gjithsesi futbollistët e mi nuk kanë frikë.

 

Ne jemi përpara skuadrave që janë në nivelin tonë, ndërsa të tjerë kanë edhe më shumë të ardhura se në. Kishim lojtarë në Kupën e Afrikës, kishim lojtarë të dëmtuar, ju mund ta shihnit se mund të bënim rotacion apo të bënim zgjedhje nga një ndeshje në tjetrën”, tha Spalletti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco