Ibrahimovic: Nuk dorëzohem derisa të fitoj me Milanin

Ibrahimovic: Nuk dorëzohem derisa të fitoj me Milanin

22:23, 27/02/2022

Zlatan Ibrahimovic po punon fort për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë. Sulmuesi i Milanit, i cili qëndron jashtë prej 23 janarit për shkak dëmtimi, ka folur rreth së ardhmes së tij me ekipin.

40-vjeçari ndodhet në vitin e fundit të kontratës me klubin italian, teksa nuk do të jetë problem gjetja e një akordi për rinovimin me një tjetër vit.

“E ardhmja ime është futbolli, që është edhe bota ime. Ndihem keq që në këtë moment nuk mund të luaj, kjo më shkakton shumë dhimbje, sidomos tani që skuadra po ecën mirë.

Unë dua të jem atje për të ndihmuar skuadrën, që kur kam ardhur këtu kemi bërë gjëra të mëdha dhe tani vetëm një gjë mungon: fitimi i trofeve. Ne po luftojmë dhe po punojmë për këtë.

Unë nuk dorëzohem derisa të fitoj me Milanin”, deklaroi lideri i kuqezinjve, që kryesojnë Serie A me 55 pikë, dy më shumë se Interi që ka luajtur një ndeshje më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco