Nota e Marash Kumbullës në fitoren e Romës ndaj Spezias

Nota e Marash Kumbullës në fitoren e Romës ndaj Spezias

21:57, 27/02/2022

Roma mori një fitore të rëndësishme në kampionat ku mundi Spezian më minutat e fundit 0-1 me një penallti të shënuar nga Tomi Abraham.

Në këtë ndeshje luajti titullar dhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare luajti përgjatë të 90 minutave duke zhvilluar një paraqitje të mirë.

Faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score” e ka vlerësuar 22-vjeçarin me notën 7.5.

Kumbulla spikati në këtë ndeshje me duelet me kundërshtarët, ku nga 10 në total, fitoi 7.

Jo vetëm kaq, por shqiptari kishte një saktësi prej 87% të pasimeve të sakta.

Duket se Mourinho ka bërë mirë që ka besuar tek ai, me Marash Kumbullën që po gjen veten çdo ditë e më shumë në formacionin e Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco